Sulm i gjithanshëm rus kundër Ukrainës, goditen aeroportet ushtarake - NATO në takim emergjence

E Enjte, 24 February 2022 07:33

 

Ukraina njofton për disa sulme me raketa dhe shpërthime në disa qytete të vendit, njofton Deutsche Welle.

Ukraina njofton për sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytete të tjera. Sipas raportimeve në media ka kalime të trupave ruse në disa pjesë të vendit. Sulmi i përfolur këto ditë ndaj Ukrainës, sipas disa njoftimeve i drejtohet të gjithë vendit.

Presidenti rus, Putin e ka miratuar një operacion ushtarak në Ukrainë duke e bërë të ditur në një fjalim televiziv. Menjëherë pas kësaj pati njoftime për sulmet e para dhe shpërthime në disa rajone të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selensky bëri të ditur, se shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete të vendit. Rusia ka sulmuar infrastrukturën e vebdit si edhe pika kufitare.

Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba flet për "sulm të gjithanshëm kundër Ukrainës."

Ministria e Brendshme ukrainase njoftoi për sulme ndaj aeroporteve ushtarakë. Në Mariupol ka pasur dy shpërthime të rënda, njoftohet të enjten në mëngjes.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. "Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën", tha Scholz. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. "Ky sulm "rrezikon jetën e shumë civilëve", ka thënë Stoltenberg.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus "ashpërsisht". "Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër", shkroi von der Leyen në twitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...