Rendi botëror në prag të shembjes vetëm 13 muaj pasi Biden mori postin

Premte, 25 February 2022 14:07

 

Nga Petter Hasson, FOX NEWS

Ashtu siç e tha kandidati Joe Biden gjatë fushatës, gjërat ishin të thjeshta: zgjidheni si president dhe rendi botëror do të kthehej sërish në atë pikë kur Amerika nuk do të anashkalohej.

“Bota nuk organizohet vetë. Udhëheqja amerikane, e mbështetur nga qëllime të qarta dhe strategji të shëndosha, është e nevojshme për të adresuar në mënyrë efektive sfidat përcaktuese globale të kohës sonë,” thuhej në faqen e fushatës së Biden. “Për të udhëhequr sërish, ne duhet të rivendosim besueshmërinë dhe ndikimin tonë. Që nga dita e parë e administratës së Biden, vendet e tjera do të kenë edhe një herë arsye për të besuar dhe respektuar fjalët e një presidenti amerikan".

Dhe ai foli ashpër për presidentin rus, Vladimir Putin.

 

“Vladimir Putin nuk do që unë të jem president. Ai nuk do që unë të jem kandidat. Nëse po pyesni veten pse- kjo është sepse unë jam i vetmi person në këtë fushë që kam qenë ballë për ballë me të,” shkruante Biden më 21 shkurt 2020.

Por pak më shumë se 13 muaj që kur presidenti Biden mori detyrën, rendi botëror i pas-Luftës së Ftohtë është në prag të rrënimit të plotë.

Filloi me largimin poshtërues amerikan nga Afganistani, gjatë të cilit afganët u kapën të dëshpëruar pas avionëve amerikanë në nisje duke gjetur vdekjen, siguria e ushtarëve amerikanë varej nga luftëtarët talibanë dhe civilët amerikanë u bllokuan në vend pasi presidenti i tyre theu premtimin se nuk do i linte pas.

Mbreti i kodrës

Rendi global tani i ngjan pak a shumë një versioni mbarëbotëror të ‘mbretit të kodrës’. Rusia po kryen një pushtim të dhunshëm në Ukrainë- pavarësisht garancive të Biden se nëse zgjidhej, Putin nuk do e ngacmonte më Europën Lindore.

“Putin e di se kur të jem president i SHBA, ditët e tij të tiranisë dhe përpjekjet për të intimiduar Shtetet e Bashkuara dhe ata në Europën Lindore kanë mbaruar,” tha Biden në tetor të vitit 2019.

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki u pyet të martën për premtimin e Biden se Putin nuk do e frikësonte më Europën Lindore, por ajo mohoi që garancia e Biden ka dështuar.

“Unë do ta shikoja nga ky prizëm: SHBA dhe presidenti Biden kanë mbledhur botën, kanë mbledhur Europën për të dalë kundër përpjekjeve dhe veprimeve të presidentit Putin,” tha Psaki.

Rusia ka nisur një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës pasi Putini shpalli një ‘operacion special ushtarak’ në vend. Pranohet gjerësisht se Putini po kërkonte një pretekst për të pushtuar pasi mblodhi masivisht trupat përgjatë kufirit me Ukrainën dhe shpalli pavarësinë e dy rajoneve në Ukrainë.

Gjithsej 137 ushtarë dhe civilë ukrainas kanë vdekur që nga mëngjesi i të premtes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim. Ky numër pritet të rritet.

Ofensiva ruse duket se është fillimi i një pushtimi në shkallë të gjerë, që synon rrëzimin e kryeqytetit Kiev, tha të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Sipas vlerësimit tonë, ata kanë për qëllim që të presin kokat e qeverisë,” tha zyrtari.

Vëzhguesit ndërkombëtarë janë alarmuar nga mundësia e përhapjes së dhunës përtej kufijve të Ukrainës në një luftë më të gjerë evropiane.

Ftesë për agresion

Ndërsa disa kritikë kanë argumentuar se kaosi në botë do ishte më i rëndë nën presidencën e Trump, republikanët kanë argumentuar se dobësia e perceptuar e Biden në skenën botërore ka nxitur agresion.

Nuk është vetëm Rusia që kërkon të përfitojë nga paqëndrueshmëria globale.

Kina me të gjitha veprimet e fundit duket se po kërkon të marrë kontrollin e Tajvanit. Propagandistëve të Partisë Komuniste Kineze iu është thënë kështu.

Një media shtetërore kineze u duk se postoi aksidentalisht udhëzime se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet publikuar në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë. Horizon News postoi udhëzimet së bashku me një shënimin se asnjë postim i pafavorshëm për Rusinë apo me përmbajtur pro-perëndimore nuk duhet të publikohet.

Min Jinwei, redaktor i lartë në agjencinë e lajmeve Xinhua, shkroi në mënyrë të ngjashme në blogun e tij në WeChat rreth asaj se si media e tij duhet të ecte në një linjë të ngushtë në mbulimin e çështjes së Ukrainës, duke vënë në dukje se “Kina duhet të mbështesë Rusinë me mbështetje emocionale dhe morale, duke mos shkelur gishtat e SHBA dhe BE”.

Në postimin e tij, ai shtonte: “Në të ardhmen, Kina gjithashtu do të ketë nevojë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e Kinës kur të luftojë me Amerikën për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e Tajvanit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...