SHBA, BE dhe Britania reagojnë ashpër ndaj Putinit, bien dakord të heqin bankat ruse nga sistemi SWIFT

Diel, 27 February 2022 08:30

 

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe aleatët evropianë thanë të shtunën se po vendosnin një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë dëbimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave i njohur si SWIFT.

Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, udhëheqësit e Komisionit Evropian, si dhe Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, thanë se gjatë ditëve të ardhshme do të zbatohen masa të reja.

“Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që bankatë caktuara ruse të hiqen nga sistemi i mesazheve SWIFT. Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar në nivel global”, thuhet në komunikatë.

Sistemi SWIFT shërben si ndërmjetës dhe ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën.

 

As a result of Putin’s ongoing assault on Ukraine, @POTUS and the leaders of the European Commission, France, Germany, Italy, the UK, and Canada decided to take specific measures to further isolate Russia from the international financial system.
https://t.co/eZnPteQWD1

— The White House (@WhiteHouse) February 26, 2022
Masa e dytë kufizuese, thuhet më tej, është pengimi i Bankës Qendrore Ruse që të shfrytëzojë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që “pengojnë ndikimin e sanksioneve tona”. Aleatët thanë se angazhohen të veprojnë “kundër personave dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse. Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat ‘pasaporta të arta’ – që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë qasje në sistemet tona financiare”. Në komunikatë thuhet se javën e ardhshme do të formohet “një grup punues transatlantik, që do të sigurojë zbatimin efektiv të sanksioneve financiare duke identifikuar dhe ngrirë pasuritë e individëve dhe kompanive të sanksionuara që ekzistojnë brenda juridiksioneve tona”.

Në komunikatë u dënua sërish sulmi i Moskës mbi Ukrainën. Lufta e Rusisë paraqet një sulm ndaj rregullave dhe normave themelore ndërkombëtare që kanë mbizotëruar që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat ne jemi të përkushtuar t’i mbrojmë. Ne do të kërkojmë llogari nga Rusia dhe kolektivisht do të sigurojmë që kjo luftë të jetë një dështim strategjik për Putinin. Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këtë orë të errët”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...