PE ‘pro’ rezolutës për statusin e vendit kandidat për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Tuesday, 01 Mars 2022 19:28

 

Nga Erisa Zykaj

Pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, grupimet politike të Parlamentit Europian janë mobilizuar për një rezolutë lidhur me mbështetjen për dhënien sa më të shpejtë Ukrainës të statusit të vendit të kandidatit për anëtarësim në BE. Ideja është të përshpejtohet një proces i gjatë i pranimit të kandidaturës së Ukrainës, të cilën disa vende të Ballkanit Perëndimor e njohin mirë, sepse u është dashur vite të përmbushin kushtëzimin e vendosur nga Bashkimi Europian.

Por Stephane Sejourne, kryetari i grupimit Renew ka artikuluar më mirë se çdo grupim tjetër arsyen e dhënies së shpejtë të statusit të kandidatit Ukrainës. “Ukrainasit nga gjaku i derdhur në Ukrainë për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë janë tashmë anëtarë të komunitetit tonë me fat të përbashkët. Ndaj statusi i vendit kandidat për Ukrainën është një mirënjohje e drejtë”, është shprehur Séjourné.

Grupimet politike që kanë qenë më të zëshme ndaj dhënies së vendit kandidat Ukrainës janë grupimi Renew (liberalë) dhe EPP ( grupimi I partive popullore europiane). “Kur presidenti Zelensky na drejtohet me fjalët: A jemi ne të mirëpritur në BE? A i përkasim ne Europës? Unë në emër të grupimit më të madh të Parlamentit Europian i them: “Po, jeni të mirëpritur. Po, ju i përkisni Bashkimit Europian.

 

Po, ne jemi miq” është shprehur kryetari i grupimit te EPP në PE, Manfred Weber. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit kandidat në BE për Ukrainën, në përputhje me nenin 49 të Traktatit dhe në bazë të meritës “janë shprehur eurodeputetët Rasa Juknevicienė dhe Michael Gahler. Kryetari i Renew, Stephane Sejourne ka shpjeguar gjithashtu dhe diferencën në kohë midis dhënies së statusit kandidat dhe anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës “Dhënia e statusit të vendit kandidat tani ka rëndësinë e saj. Ukraina nuk do jetë anëtare e Bashkimit Europian para disa vitesh pas një procesi rigoroz”, është shprehur Sejourne.

Vijon me votimin përfundimtar të Parlamentit Europian për rezolutën ndaj Ukrainës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...