Nëse vazhdojmë ta blejmë naftën e Putinit, atëherë po shpërblejmë krimet e tij të luftës

E Enjte, 17 Mars 2022 11:08


Nga Anders Fogh Rasmussen “Politico.eu”

Pas 3 javësh, lufta e presidentit rus Vladimir Putin, nuk po shkon sipas planeve fillestare. Ëndrra e tij për ndryshimin e shpejtë dhe pa shumë dhimbje të regjimit në Ukrainë, po shndërrohet në një makth përballë rezistencës së ashpër të ukrainasve.

Ndërsa eprorët e tyre i thanë se do të mirëpriteshin si çlirimtarë, trupat ruse po përballen me raketat amerikane Javelin dhe goditjet e snajperëve. Edhe në qytetet ku rusët kanë zyrtarisht kontrollin e situatës, qytetarët e veshur me flamuj ukrainas qëndrojnë në këmbë para tankeve, duke i sfiduar ushtarët pushtues.

Në pjesë të mëdha të vendit, pushtimi rus ka ngecur, dhe lufta po hyn në një fazë të re akoma më të rrezikshme. Në këto kushte Vladimir Putini i ka intensifikuar përpjekjet, dhe po përdor taktika gjithnjë e më brutale, ndërsa trupat ruse po hedhin predha dhe raketa në zonat e banuara nga civilët.

Por ndërsa ai po shton brutalitetin e përpjekjeve të tij luftarake, edhe ne në Perëndim duhet të forcojmë intensitetin e reagimit tonë kundër tij. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë duke e goditur Rusinë ty ku i dhemb më shumë:tek importet e naftës dhe gazit rus në Evropë.

Për t’i dhënë fund kësaj lufte, Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund importeve energjetike nga Rusia. Deri më tani, Perëndimi ka treguar një vendosmëri dhe unitet përballë kësaj krize. Sanksionet ekonomike kanë filluar ta dëmtojnë seriozisht ekonominë ruse, dhe çdo ditë që kalon një kompani tjetër evropiane ose amerikane e mbyll aktivitetin e saj në Rusi.

Putini mund të bëjë gjithçka që mundet për t’ua fshehur luftën e tij rusëve të zakonshëm, por ai nuk mund t’i fshehë pasojat ekonomike që po shkakton ajo. Rusët nuk mund të shohim më filma dhe seriale në Netflix apo të blejnë iPhone-in më të fundit.

Edhe sikur të munden, rubla që kanë në xhepin e tyre, vlen sa gjysma e asaj e vlerës që kishte deri 2 javë më parë. Por edhe pse kemi vendosur shumë sanksione, ne ende po i dërgojmë çdo ditë Rusisë qindra milionë euro, të cilat po përdoren për të financuar luftën e Putinit në Ukrainë.

Në vitin 2021, 36 për qind e të ardhurave të qeverisë ruse vinin nga shitja e naftës dhe gazit.

Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar i Rusisë, dhe tregu kryesor për rezervat e saj energjetike. Më shumë se 50 për qind e eksporteve të naftës dhe gazit të vendit shkojnë në Evropë.

 

Me qasjen aktuale, ne me njërën dorë e shtyjmë ekonominë ruse drejt greminës, ndërsa me tjetrën i hedhim një litar shpëtimi. Për këtë arsye kjo politikë është kundër-produktive.Ndërsa çmimet e naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare po rriten, ne po derdhim gjithnjë e më shumë para në arkat e presidenti rus.

Dhe në këtë mënyrë po financojmë drejtpërdrejt luftën dhe krimet e tij të luftës. Në këtë situatë, zgjidhja e vetme efikase, është ndërprerja e plotë e kësaj tregtie me Rusinë. Bashkimi Evropian duhet t’i bashkohet vendimit tashmë publik të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë menjëherë fund të gjithë importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.

Kjo lëvizje do ta gjunjëzonte ekonominë ruse. Megjithatë mos kini ndonjë iluzion. Ndërprerja e plotë e importeve të naftës dhe gazit rus në Evropë do të ketë një çmim. Por ky i fundit është i vogël në krahasim me vuajtjet aktuale të popullit ukrainas.

Po ashtu ai është e vogël në krahasim me humbjen e lirisë që do të ndodhë, në rast se nuk veprojmë tani. Dhe kjo është një kosto që mund ta përballojmë. Politika energjitike është gjithashtu një politikë e sigurisë.

Duke e zëvendësuar gazin rus me më shumë gaz natyror të lëngshëm, duke rritur importet e naftës nga furnizues të tjerë, duke e zgjeruar kapacitetin tonë të magazinimit, dhe duke ulur konsumin tonë të energjisë, ne mund ta menaxhojmë situatën në një periudhë afatshkurtër.

Në terma afatgjatë, ne duhet të përmirësojmë efikasitetin e shfrytëzimit të energjisë, dhetë përshpejtojmë zhvillimin e burimeve të reja dhe të qëndrueshme të energjisë. Putini është duke llogaritur se interesat ekonomike të Evropës, do të dominojnë mbi mbështetjen e saj morale dhe politike për Ukrainën.

Ne duhet t’i tregojmë se e ka gabim. Ne duhet t’i tregojmë se do të kemi këtë qasje për një kohë të gjatë. Se jemi të përgatitur të përballemi m një “stuhi” ekonomike, vetëm për t’i dhënë fund varësisë sonë ndaj energjinë ruse.

Kjo sigurisht nuk do të jetë e lirë, por nëse na ndihmon që t’i japim fund vuajtjeve në Ukrainë, atëherë është një kosto që ia vlen të paguhet.

Shënim:Anders Fogh Rasmussen, këshilltar i sigurisë i ish-presidentit ukrainas Petro Poroshenko në vitet 2016-2019. Ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në vitet 2009-2014, dhe atë të kryeministrit të Danimarkës në vitet 2001-2009

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...