Tërheqja ruse? Po talleni?

E mërkurë, 30 Mars 2022 11:48

 

BILD

Njoftimi rus për reduktimin radikal të aktiviteteve ushtarake rreth kryeqytetit ukrainas nuk ka mbushur akoma ditën, ndërsa alarmet për sulme ajrore po buçasin sërish në Kiev.

 

Të martën, Ukraina dhe Rusia bënë përparim në negociatat në Stamboll, sipas deklaratave të dy palëve.

 

 

Nata në Kiev tregoi: Nuk ka asnjë shenjë të armëpushimit, bombardimet vazhdojnë- ka pasur beteja të ashpra në disa raste. Luftime të ashpra kanë shpërthyer veçanërisht në pjesën veriore të qytetit.

 

Kjo duket se konfirmon atë që pala ukrainase kishte vënë në dukje pas negociatave.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha në një mesazh0video të mërkurën në mbrëmje: “Këto sinjale nuk i mbysin zhurmat e predhave ruse. Ukrainasit nuk janë një popull naiv. Ukrainasit kanë mësuar tashmë gjatë këtyre 34 ditëve të pushtimit dhe tetë viteve të fundit të luftës në Donbas se ata mund të besojnë vetëm në një rezultat konkret”.

Ambasadori ukrainas në Berlin, Andriy Melnyk i hodhi poshtë njoftimet ruse si ‘manovra mashtruese’. “Ne besojmë se kjo retorikë ‘pajtuese’ nga Moska nuk është asgjë më shumë se blof dhe tymuese, nga njëra anë për të shkëputur vëmendjen nga sikleti ushtarak i Kremlinit në Ukrainë. Nga ana tjetër, sot Putini është gjithashtu i shqetësuar për të mashtruar Perëndimin- përfshirë Gjermaninë”.

Bëhet fjalë për t’u shtirur sikur ka një dëshirë për paqe dhe për të mashtruar Perëndimin që të besojë se Ukraina mund të mbrohet pa mbështetje. “Rusia kërkon ta përdorë këtë kohë për të rigrupuar forcat e saj, për të dërguar rekrutë të rinj dhe për të siguruar furnizime logjistike”.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko kërkoi tërheqjen e të gjithë trupave ruse si bazë për bisedime të mëtejshme gjatë një bisede për BILD. “Ne mund të flasim për normalizim kur çdo ushtar rus të jetë jashtë vendit tonë”. Gjithashtu Klitschko deklaroi se ushtarët ukrainas i kanë dhënë një ‘përgjigje të mirë’ sulmeve ruse dhe ‘miti për ushtrinë më të fortë në botë është shkatërruar plotësisht’.

Pentagoni nuk u beson rusëve

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes beson po ashtu se njoftimi rus është vetëm një manovër taktike. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se është vërejtur se vetëm një numër shumë i vogël trupash ruse po largohen nga veriu i Kievit.

“Ne nuk jemi të përgatitur të besojmë justifikimin rus se është një tërheqje”. Është e mundur që ushtarët atje tërhiqen vetëm për të luftuar në një pjesë tjetër të Ukrainës, siç është rajoni i kontestuar lindor i Donbasit.

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje dhe se të gjithë duhet të jemi të përgatitur për të parashikuar një ofensivë tjetër të madhe kundër pjesëve të tjera të Ukrainës”. Përveç kësaj, paralajmëroi Kirby, Rusia mund të vazhdojë të qëllojë kryeqytetin nga larg me raketa. “Kërcënimi ndaj Kievit nuk ka mbaruar”.

Udhëheqja ushtarake ukrainase e sheh gjithashtu tërheqjen e trupave ruse nga frontet në veri të Kievit vetëm si një rigrupim. “E ashtuquajtura tërheqje e trupave ruse është në shumë një rotacion i njësive që synon të mashtrojë udhëheqjen ushtarake ukrainase,” tha shtabi i përgjithshëm ukrainas të mërkurën në mbrëmje.

Ushtria ruse ka tërhequr disa njësi nga zonat përreth Kievit dhe Çernihivit, thuhet në raportin për situatën

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...