Afera e Biden me kinezët/ Kongresi: Vuk Jeremiç është dëshmitari kyç

E mërkurë, 22 February 2023 11:49

Sipas ‘New York Post’, Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, duket se ka ndihmuar anëtarët e familjes Biden të lidhen me drejtuesit e kompanisë kineze CEFC në fund të vitit 2015, në kohën kur Biden ishte akoma zëvendëspresident.

 

Në një email të zbuluar në laptopin e braktisur të Hunter Biden, zbulohet një bisedë e Jeremiç me bashkëpunëtorin tjetër të Hunter Biden, Eric Schwerin. Jeremiç i thotë se ka në plan të darkojë në Uashington me presidentin e kompanisë kineze, Ye Jianming. Jeremiç shton se kompania kineze ka në plan të investojë miliarda dollarë jashtë vendit



 

“Do të doja të ftoja Hunter Biden në këtë darkë të vogël private. Jam i bindur se shumë projekte interesante mund të dalin në të ardhmen,” shkruan Jeremiç.

 
 

Schwerin shprehet i interesuar, edhe pse thotë se Biden nuk do jetë i pranishëm dot pasi është jashtë vendit të dielën.

Kongresmeni republikan James Comer, që mbikëqyr hetimet e Komisionit Parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesve, i ka dërguar një letër Jeremiç, ku i kërkon që të dorëzojë të gjithë dokumentet dhe komunikimet që lidhen me Hunter dhe James Biden. Nëse Jeremiç refuzon të dorëzojë dokumentet dhe të japë një intervistë me stafin e komisionit, ai do i nënshktrohet një fletë-thirrje ligjore.

“Vuk Jeremiç është dëshmitari ynë themelor në hetimin tonë për përfshirjen e Joe Biden dhe familjes së tij në skemat e biznesit brenda dhe jashtë vendit,” tha Comer.

Jeremiç nuk ka reaguar akoma zyrtarisht.

Kujtojmë se në aferën e Hunter Biden me kinezët është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama, përmes këshilltarit të tij, Dorian Duçka. Ky i fundit ka pasur një lidhje me Hunter Biden. Në një email të zbuluar në laptopin e Biden është zbuluar një bisedë ku flitet për pagesa ndaj këshilltarit të Ramës.

Në padinë e ngritur ndaj ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, thuhet se Dorian Duçka punon për një kompani kineze. Mediat amerikane shkruajnë se është e njëjta kompani për të cilën ka punuar edhe Hunter Biden.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...