Pak përpara se të mbërrinte në gjykatë, Trump bëri një postim të shkurtër në mediat sociale.
“Po shkoj në ndërtesën e gjykatës- kjo duket kaq surreale, uau, ata do më arrestojnë. Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh në Amerikë. MAGA”, shkroi ai.
Trump-it pritet që t’i merren shenjat e gishtërinjve, në kudër të procedurës që ndiqet në raste të tilla edhe pse nuk dihet ende nëse do të fotografohet apo jo.
Ish-presidenti do të dërgohet më pas ne seancën e gjyqit ku do të njihet me akuzën, një dalje kjo që pritet të jetë e shkurtër por që përfaqëson një moment të paprecedent në historinë e SHBA-së.