'Soros kontrollon Shtëpinë e Bardhë'/ Elon Musk: Vendimet i merr djali i tij

Hënë, 10 Prill 2023 10:35

Pas ngritjes së padisë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e djathta reagoi njëzëri duke thënë se kjo është një vepër e miliarderit majtist, George Soros.

Sipas tyre, Soros ka financuar prokurorin që ngriti padinë ndaj ish-presidentit amerikan, duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm në vend.

 

Por ndërkohë, miliarderi Elon Musk, thotë se në fakt 92-vjeçari Soros nuk i merr më vendimet. Sipas tij, kontrollin e ka i biri.

“Më kanë thënë se i biri është në fakt në krye të punëve,” tha Musk, duke reaguar ndaj një komenti në Twitter se a është në dijeni Soros të faktit se ku shkojnë paratë e tij.

Ndërsa Musk nuk e specifikoi se për cilin djalë të Soros bëhet fjalë, mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Alexander. Ky i fundit është kreu i bordit të drejtorëve në Fondacionet për Shoqërinë e hapur.

Ai raportohet se ka bërë të paktën 14 vizita në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që mediat e djathta amerikane shkruajnë se familja Soros tani ka nën kontroll presidentin Joe Biden.

Fox News shkruante se Alexander është de facto një ‘ambasador’ i Shtëpisë së Bardhë.

Miliarderi Musk reagoi me ironi ndaj këtij lajmi. “Dhe atë nuk më kanë ftuar asnjëherë mua,” shkruan ai.

Alexander Soros është një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, por edhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Madje ata i drejtohen njëri-tjetrit si ‘vëlla’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...