71-vjeçari Villarejo u shpall fajtor për “shkelje të sekretit profesional” dhe “falsifikim”, sipas Gjykatës Kombëtare, përgjegjëse për çështje “të ndjeshme” dhe e gjykoi së bashku me 26 të bashkëakuzuar të tjerë.
Në ditën e parë të gjyqit, Villarejo u shfaq vetë si viktimë, duke thënë se qeveria nuk e trajtoi atë si një “të dyshuar për krime”, por si një “armik për t’u shfarosur”.
Veprimet e Villarejos në vitet e fundit kanë çuar në hapjen e disa hetimeve paraprake dhe i kanë dhënë një goditje shumë kompanive të mëdha të listuara në bursën e Madridit.
Ai gjithashtu rrëzoi gjyqtarë dhe zyrtarë të zgjedhur, si Jorge Fernandez Diath. Ky i fundit, një ish-ministër i brendshëm në qeverinë konservatore të Mariano Rajoy, dyshohet se ka kërkuar të njollosë separatistët katalanas duke mbledhur prova të rreme kundër tyre dhe gjithashtu ka dashur të vjedhë dokumente që inkriminojnë ish-arkëtarin e Partisë Popullore. Ky rast i fundit, i quajtur “Kuzhina”, sipas emrit të koduar të informatorit (“Kuzhinier”), është ende nën hetim.