Kandidatët republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit që vjen në SHBA, dolën për herë të parë në skenë gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në Ajova.
13 kandidatët kishin nga 10 minuta për të folur. Sipas BBC, sondazhet tregojnë se Donald Trump udhëheq ndaj rivalëve të tij.
Ai u tha të pranishmëve se është i vetmi kandidat që mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në fjalimin e tij, Trump tha se kjo është e vetmja arsye se përse po përballet me një seri akuzash civile dhe penale.
Ndërkohë, gjatë një interviste për programin e John Frederick, Trump tha se do të vazhdojë garën për Shtëpinë e Bardhë, edhe nëse dënohet për akuza penale.
I pyetur nëse do e ndërpresë garën nëse dënohet, Trump tha: “Jo. Nuk ka asgjë në Kushtetutë që thotë se duhet ndërprerë gara. Edhe radikalët e çmendur të të të majtës po thonë se kjo gjë nuk do e ndalojë atë. Dhe nuk do të më ndalojë”