Forcat e Nagorno-Karabakut bien dakord me kërkesën e Azerbajxhanit për çarmatim

E mërkurë, 20 September 2023 14:21
Njëzet e katër orë pasi ushtria e Azerbajxhanit nisi një ofensivë në Nagorno-Karabak, forcat etnike-armene kanë rënë dakord me kushtet ruse për një armëpushim.

 

Një nga kërkesat kryesore që forcat e Karabakut kanë pranuar është propozimi për çarmatim të plotë.

 
 
Rreth 120,000 armenë etnikë jetojnë në enklavën e Kaukazit Jugor, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
 
Tri vjet më parë, Azerbajxhani rimori zonat brenda dhe përreth Karabakut dhe të martën kërkoi një dorëzim të plotë.
 
Zyrtarët e Karabakut thonë se të paktën 27 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur që kur ushtria e Azerbajxhanit nisi operacionet e ashtuquajtura "anti-terror".

Presidenca e Azerbajxhanit tha se zyrtarët do të takohen të enjten me përfaqësuesit armenë të Karabakut për bisedime mbi "çështjet e riintegrimit" në qytetin e Azerbajxhanit, Yevlakh.

Qyteti është rreth 100 km  në veri të kryeqytetit rajonal të Karabakut, Khankendi, i njohur si Stepanakert nga armenët.

Udhëheqësit në enklavë thanë në një deklaratë se përmes ndërmjetësimit të kryer nga paqeruajtësit rusë ishte arritur një marrëveshje për një ndërprerje të plotë të luftimeve nga ora 13:00 me orën lokale (09:00 GMT).

Megjithatë, shpërthime të forta mund të dëgjoheshin ende në kryeqytetin rajonal menjëherë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, njoftoi BBC.

Nagorno-Karabak: Konflikti midis Azerbajxhanit dhe armenëve

Azerbajxhani njoftoi dje se kishte filluar një operacion ushtarak në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por zona të mëdha të tij janë kontrolluar nga armenët etnikë për tre dekada.

Nagorno-Karabak, i cili shtrihet në rajonin malor të Kaukazit Jugor, është në zemër të një prej konflikteve më të gjata në botë.

Azerbajxhani dhe Armenia bënë një luftë të përgjakshme për këtë territor në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990 dhe kjo ka qenë shkas për dhunë të mëtejshme në vitet që pasuan.

Përshkallëzimi i fundit i madh në konflikt ndodhi në vitin 2020, kur mijëra njerëz u raportuan të vrarë në gjashtë javë luftime të ashpra. Një armëpushim dhe vendosja e paqeruajtësve rusë i ndaloi luftimet në atë kohë, por tensionet ishin ngritur për muaj të tërë përpara operacionit të fundit ushtarak.

Modifikuar më E mërkurë, 20 September 2023 14:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...