Shtëpia e Bardhë shpreson se lirimi i pengjeve mund të fillojë herët të premten, me zëdhënësen e saj që theksoi se marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit është "në rrugën e duhur".
Marrëveshja - e cila përfshin një pauzë katërditore të luftimeve - ishte planifikuar të bëhej në orën 10:00 me orën lokale (08:00 GMT) të enjten.
“Marrëveshja u ra dakord dhe mbetet e dakortësuar. Palët po përpunojnë detajet përfundimtare logjistike veçanërisht për ditën e parë të zbatimit,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrienne Ëatson.
“Objektivi ynë kryesor është të sigurojmë që ata të kthehen në shtëpi të sigurt. Kjo është në rrugën e duhur dhe ne shpresojmë që zbatimi do të fillojë të premten në mëngjes.”
Këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare Tzachi Hanegbi tha të mërkurën vonë se marrëveshja nuk do të bëhej para të premtes, por nuk shpjegoi arsen pse.
Televizioni publik izraelit Kan, duke cituar një zyrtar izraelit, kishte raportuar më herët se ndryshimi i kohës ishte për shkak se marrëveshja nuk ishte nënshkruar nga Hamasi dhe ndërmjetësi Katar, por shtoi se ata ishin optimistë se do të zbatohej pas nënshkrimit./ar.sh/SYRI.NET