Kryeministri Edi Rama mund të jetë munduar ta shesë te mediat e tij një takim rastësor me Elon Musk si një arritje.
Por miliarderi mund të mos e ketë ditur se përpara ka mikun e agjentit të diskredituar të FBI, Charles McGonigal.
Madje për dënimin e këtij të fundit, Musk bëri dy reagime.
Fillimisht duke komentuar lajmet për dënimin e tij me 50 muaj burg për dosjen ruse, Musk shkroi: Kjo ishte e egër.
This is wild
— Elon Musk (@elonmusk) December 16, 2023
McGonigal u dënua pasi ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, mik i afërt i Putinit, për të dalë nga lista e sanksioneve amerikane.
Më vonë, Musk shkroi: Çfarë ironie, pikërisht për faktin se ishte McGonigal që nxiti hetimet për të ashtuquajturën dosje ruse të Donald Trump.
Por vetë përfundoi si i dënuar pikërisht se ka ndihmuar regjimin e Putinit
Oh the irony
— Elon Musk (@elonmusk) December 16, 2023
Kujtojmë se McGonigal pret të dënohet për dosjen shqiptare, me protagonist Edi Ramën.
Ky i fundit korruptoi shefin e kundërzbulimit të FBI, për të goditur opozitën shqiptare.