Një protestues, i cili tentoi të prishë një tubim të Donald Trump në SHBA, u shoqërua nga forcat e sigurisë. Agresori tentoi të ngjitet në skenë ku ishte ish-presidenti.
“Kush është ky? Është një mik?” pyeti Trump.
Më pas ai u kërkoi forcave të Shërbimit Sekret që ta nxjerrin prej aty.
“Epo tani e dimë që politika po bëhet serioze, kështu që tani e dimë se ne po bëhemi seriozë,” tha Trump, teksa protestuesi po shoqërohej. “Ai është thjesht një person me probleme”.
Kandidati republikan për president tha se protestuesit po i ndërpresin tubimet ‘vetëm se ne po udhëheqim’.
Trump shtoi se miliarderi George Soros po i paguan protestuesit që të tentojnë të prishin mitingjet.
“Mos harroni se kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës. Por tani, me siguri e kupton që jemi në kulmin e sezonit politik. Dhe shumë prej këtyre djemve, meqë ra fjala, paguhen nga Soros. Pra këta njerëz janë ngatërrestarë”.
“Kjo po ndodh për shkak se ne po udhëheqim,” shtoi ish-presidenti.
Trump udhëheq garën jo vetëm mes republikanëve, por edhe në nivel kombëtar përballë rivalit të mundshëm, Joe Biden.