Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se Amerika e “ka humbur rrugën” ndërsa vuri në dukje politikat e presidentit aktual Joe Biden si arsyeja kryesore.
“Ne jemi një komb që thjesht ka humbur rrugën e tij. Por ne nuk do të lejojmë që ky tmerr të vazhdojë,” tha Trump në një tubim me mbështetësit e tij në Nevada.
Gjithashtu Trump akuzoi administratën e Biden se po “shkatërron vendin”. Ish-presidenti e quajti pasardhësin e tij Biden si “një kërcënim për demokracinë” dhe “të paaftë”.
Trump më herët ka akuzuar administratën Biden se kjo e fundit e urren vendin e vet.