Antonio Tajani zgjidhet pasardhësi i Berluskonit në krye të Forza Italia

Diel, 25 February 2024 12:20

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u zgjodh kryetar i partisë së qendrës së djathtë të Berlusconit Forza Italia (FI) sot në kongresin e partisë në Romë. 

 

Tajani shërbeu për një kohë të gjatë si krahu i djathtë i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, raporton Ansa.

‘Jam i lumtur, ndiej një përgjegjësi të madhe mbi supet e mia, sepse nuk është e lehtë të vesh shiritin e kapitenit kur Silvio Berlusconi mbante atë shirit, do të bëj më të mirën, do të përpiqem të përfshij sa më shumë njerëz në lëvizje dhe do të mendoj shumë edhe për administratorët vendorë’, tha ai Tajani. 

Zëvendës të Tajanit u zgjodhën Roberto Occiuto, Alberto Cirio, Deborah Bergamini dhe Stefano Benigni.

‘Të parët që më uruan ishin (fëmijët e Berlusconit) Marina dhe Pier Silvio. Familja Berlusconi vazhdon të ndjekë me dashuri krijimin më të bukur të Silvio Berlusconit, që është Forza Italia’, shtoi Tajani.

Berlusconi shërbeu tre mandate si kryeministër dhe vdiq në vitin 2023 në moshën 87-vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...