Donald Trump ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë në SHBA, për të mos hequr emrin e tij nga fleta e votimit për zgjedhjet presidenciale në radhët e republikanëve.
“Fitorë e madhe për Amerikën!!!”, postoi Trump në rrjetin e tij social “Truth”.
Pak çaste më vonë, ish-presidenti dërgoi një email për mbledhjen e fondeve.
“Plani i pavarur i demokratëve për të FSHIRË EMRIN TIM u rrëzua dhe u dogj, por lufta jonë për ta bërë AMERIKËN SË MADHE Sërish nuk ka përfunduar”, thuhej në email.
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë kërkesën e Kolorados për t’ia ndaluar ish-presidentit, Donald Trump, garimin në zgjedhjet primare në këtë shtet.
Kolorado e kishte hequr Trumpin nga zgjedhjet primare në dhjetor, për shkak të rolit që kishte në trazirat e 6 janarit të vitit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.
Gjykata Supreme vendosi të hënën se pushtetin për një vendim të tillë e ka Kongresi dhe jo shtetet. Vendimi i sotëm nënkupton se Trumpi ka të drejtë të garojë tani në zgjedhjet primare në Kolorado.