Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite eliminon zyrtarin palestinez të Xhihadit Islamik

Diel, 05 May 2024 19:42
 
 

Një zyrtar i lartë i grupit të Xhihadit Islamik Palestinez, i konsideruar si grupi i dytë më i fuqishëm në Rripin e Gazës pas Hamasit, u vra në një sulm ajror në Rafah, në pjesën jugore të enklavës, njoftuan forcat e armatosura izraelite të shtunën.

Ayman Zarrab dyshohet se ishte ndër komandantët e brigadës Rafah të Xhihadit Islamik Palestinez dhe ishte gjithashtu përgjegjës për sulmin në Kibbutz Shufa, një pozicion ushtarak izraelit, sipas të njëjtit burim. Përveç zyrtarit të lartë të lëvizjes islamike palestineze, janë “eliminuar” edhe dy terroristë të tjerë të Xhihadit Islamik Palestinez, të cilët ndodheshin me të në një apartament që ishte në shënjestër, gjithmonë nga ushtria izraelite. 

 

Pesë palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi të shtunën se kishte vrarë pesë “terroristë” palestinezë pranë Tulkarem, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, pas një rrethimi dymbëdhjetë orësh të një fshati. Në fshatin Deir al-Wusun, një fotoreporter i AFP-së gjeti praninë e një force të madhe të ushtrisë izraelite, e cila bllokoi rrugët rreth një ndërtese përpara se ajo të prishej nga makineritë e ndërtimit. Ushtarët hoqën dhe morën të paktën një trup nga ndërtesa.

Gjatë një “operacioni për të neutralizuar një celulë terroriste”, forcat izraelite “rrethuan një ndërtesë”, tha ushtria në një deklaratë për shtyp. Pasi “u vunë nën zjarr forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën”, veçanërisht me raketa. Bregu Perëndimor, një territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, është kthyer vitet e fundit në një teatër dhune të përgjakshme që nuk ndalet së përshkallëzuari. Situata u përkeqësua edhe më shumë pas 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor. Të paktën 496 palestinezë janë vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite ose kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës Izrael/Hamas. Gjatë kësaj periudhe, të paktën 19 izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulmet palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Izrael.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...