Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.
Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.
Handlova është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.
Në një video shihen disa burra që nxitonin për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova. BBC nuk e ka verifikuar ende pamjen.
Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi "brutal dhe i pamëshirshëm" ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t'u rikuperuar.
Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
⚡️⚡️⚡️ The first minutes after the attack on Robert #Fico - the prime minister's security guards evacuate him to his motorcade while eyewitnesses hold the shooter
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
According to preliminary information from Slovak media, Fico was shot multiple times. One to the abdomen, one to the… pic.twitter.com/vhcYPPjjlg
‼️ The shooter has been detained, according to preliminary police reports, he was aiming precisely at the prime minister - HNonline.
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
Video: police detain the shooter at the scene of the assassination attempt. pic.twitter.com/Cl9dwUwfqv