Ish-presidenti amerikan, Donald Trump reagoi pasi një juri në SHBA e shpalli atë fajtor për 34 akuza ndaj tij.
Trump tha se ishte një gjyq i manipuluar politik.
Ai fajësoi për këtë presidentin amerikan, Joe Biden dhe miliarderin ultramajtist, George Soros.
Trump tha se çështja ndaj tij u ngrit nga një prokuror i Sorosit.
“Ju keni një prokuror të mbështetur nga Soros dhe gjithçka. Nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Unë jam një njeri shumë i pafajshëm”, tha Trump.
“Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga njerëzit, dhe ata e dinë se çfarë ndodhi këtu dhe të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtu”, tha Trump, duke treguar ditën e zgjedhjeve.
“Kjo është bërë nga administrata e Biden për të goditur një kundërshtar, një kundërshtar politik,” tha ai.