Djali i parë i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden u shpall fajtor për të gjitha akuzat në çështjen e tij kriminale të fokusuar në blerjen e një arme zjarri në vitin 2018.
Biden u akuzua për dy deklarata të rreme kur plotësoi një formular për të blerë një revole Colt në tetor të vitit 2018: fillimisht duke deklaruar në mënyrë të pavërtetë se nuk ishte i varur nga droga ose nuk përdorte drogë, dhe më pas duke deklaruar se deklarata ishte e vërtetë.
Ndërkaq, në akuzën e tretë, thuhej se ai kishte deklaruar se e kishte në pronësi të paligjshme armën për 11 ditë.
Ai mund të përballet me maksimum me 25 vjet burgim.
Juria në Delaware e shpalli fajtor Bidenin për të tri akuzat pasi dëgjoi një javë dëshmi dhe prova të dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë.
Kështu, Hunter Biden bëhet fëmija i parë i një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dënohet për një krim.