Kandidati republikn për presidenti i SHBA-së, Donald Trump u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në Pensilvani.
Ai u nxor nga e mitingut i plagosur, pasi një person i armatosur qëlloi disa herë ndaj tij nga një "pozicion i ngritur" disa orë më parë.
Trump tha se një plumb shpoi "pjesën e sipërme" të veshit të tij të djathtë, në një postim në rrjetet sociale.
Çfarë dihet deri më tani, me pak fjalë:
Atentatori ka mbetur i vrarë dhe dy persona të tjerë nga publiku kanë humbur jetën.
Të tre viktimat janë meshkuj të rritur, sipas organeve të rendit.
FBI e ka identifikuar të armatosurin e dyshuar, i cili u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.
Në një konferencë të mëparshme për shtyp, oficeri në terren i FBI-së Kevin Rojek konfirmoi se incidenti po trajtohej si një atentat.
Oficerët e zbatimit të ligjit nuk kanë dhënë ende informacion në lidhje me kohën e përgjigjes ndaj personit të armatosur. Policia thotë se është "shumë herët" për të përcaktuar se çfarë ndodhi pasi "gjithçka ndodhi shumë shpejt"
Rojek vlerësoi shërbimin sekret në vend dhe partnerët shtetërorë dhe lokalë, duke thënë se ata reaguan "menjëherë".
Policia e Shtetit tha se po ndjek lajmet se një dëshmitar e pa atentatorin të ngjitej në çati dhe që kishte njoftuar organet e rendit, por askush nuk kishte shkuar për kontroll.