Një këshilltar i lartë i fushatës së Donald Trump thotë se ka disa pyetje se, sa i përgatitur ishte Shërbimi Sekret për një situatë të tillë, ku u qëllua ndaj kandidatit për president.
Duke folur për programin ‘Weekend’ të BBC World Service, Stephen Moore e quan atë një ‘ditë të frikshme. Ne jemi të gjithë në shok’.
‘Mora mesazhin nga një prej bashkëpunëtorëve të mi që thoshte se, Trump ishte qëlluar dhe zemra ime u drodh, dhe kisha frikë të pyesja ‘a është mirë?’’, thotë Moore.
‘Nga video u duk se ai ishte qëlluar nga vetëm 1 plumb, por ajo që është kaq e frikshme për të gjithë ne është se nëse ai plumb do të kishte qenë një centimetër më tej drejt kokës së tij, do të kishte qenë një vrasje’.
Moore shton se ‘sigurisht që Trump ka nevojë për më shumë mbrojtje dhe tani ka shumë hetime nëse Shërbimi Sekret ishte plotësisht i përgatitur’.