U zgjova plot emocion nga alarmi i orës 5 të mëngjesit në shtëpinë time në Londër, sepse kisha marrë biletat e minutës së fundit për në finalen e Euros.
Më pas mora telefonin, pashë një milion telefonata dhe mesazhe të humbura dhe zemra thuajse më ndali.
Çfarë dreqin kishte ndodhur?
Titulli i një emaili nga një mik i imi amerikan iu përgjigj pyetjes: ‘TRUMP ESHTE QËLLUAR!!’
U drodha në mënyrë të pavullnetshme nga ndërgjegjësimi fillestar thuajse brutal i kuptimit të këtyre tre fjalëve.
Por në të vërtetë, ia kisha pasur frikën këtij momenti për vite me radhë.
Janë pak figurat publike aq përçarëse apo polarizuese në botë sa Donald Trump, dhe shumë njerëz e urrejnë atë me një pasion të rrezikshëm e të jashtëzakonshëm.
Ekzistojnë edhe precedentë të konsiderueshëm.
Katër presidentë amerikanë janë vrarë, më i fundit është John F. Kennedy në vitin 1963.
Dy të tjerë i mbijetuan atentateve, duke përfshirë Ronald Reagan jashtë një hoteli në Uashington në 1981.
Pra, kërcënimi nga plumbi i një snajperi nuk është kurrë larg për asnjë banor të Shtëpisë së Bardhë, në një vend të mbushur me dhunë me armë dhe tensione politike gjithnjë e më toksike.
Tragjikisht, siç parashikuan shumë, ishte vetëm çështje kohe para se një i çmendur të përpiqej të vriste Donald Trump.
Por ishte tronditja ishte e madhe, shokuese kur zbulon se më në fund kishte ndodhur.
Unë vrapova në katin e poshtëm për të parë lajmet dhe u tmerrova kur pashë skenat dramatike dhe të tmerrshme, kur Trump u sulmua ndërsa fliste në skenë, në një tubim në Pensilvani.
Mbeta i habitur kur e pashë atë të ngrihej mes truprojave të furishme të Shërbimit Sekret, me fytyrën e mbuluar nga gjaku, duke ngritur grushtin në ajër dhe duke bërtitur: “LUFTO! LUFTO! LUFTO!”
Këto imazhe befasuese janë tashmë ikonë në historinë amerikane.
Në mënyrë të pabesueshme, Trump ia hodhi vdekjes me atë që duhet të ketë qenë as një centimetër në rastin më të mirë, ndërsa plumbat e atentatorit fërshëllenin pas kokës së tij.
Në vend të kësaj, ai pësoi vetëm një plagë në vesh dhe jeton, siç bërtiste, për të luftuar edhe një ditë tjetër.
Dhe falënderoj Zotin për këtë, pasi pasojat e vdekjes së tij nga një sulm i tillë nuk ia vlen të mendosh.
Unë sinqerisht mendoj se Amerika mund të kishte hyrë në një lloj lufte civile, duke pasur parasysh se sa popullor është Trump me miliona mbështetësit e tij dhe sa të bindur janë ata, me arsye bindëse, se ka pasur një përpjekje të qëllimshme nga demokratët për ta përdorur sistemin e drejtësisë kundër tij dhe për ta ndaluar rizgjedhjen e tij president.
Në nivel personal, u lehtësova tepër.
Donald Trump ka qenë miku im për gati 20 vjet, pasi fitova shfaqjen e tij Celebrity Apprentice.
Marrëdhënia ka pasur ulje-ngritje e saj, që kur ai u bë President në vitin 2016, jo më pak kur ai në mënyrë të turpshme refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 2020 dhe nxiti trazirat e tmerrshme të 6 janarit në Kapitol me retorikën e tij.
Por, kur ai më telefonoi kohët e fundit për një bisedë të gjatë, ishte një bisedë shumë e ngrohtë.
Dhe unë njoh shumë nga familja e tij shumë mirë.
Në fakt, personi i parë që i dërgova mesazh për të shtënat ishte djali i tij Donald Jr, duke i thënë se sa i tronditur isha, sa i lehtësuar isha që babai i tij gëzonte shëndet dhe sa i guximshëm mendova se kishte qenë ai, pasi gjithçka përfundoi.
“Faleminderit shumë, Piers.” u përgjigj ai. “Isha vetëm me fëmijët e mi kur dëgjova lajmin dhe jam vërtet i tronditur se sa e çmendur është bërë gjithçka”.
Ka të drejtë!
Ishte çmenduri për Presidentin Biden që lejoi një prokuror të përgjithshëm demokrat në Nju Jork të ngrejë akuza penale kundër paraardhësit të tij për pagesën e një ylli porno, Stormy Daniels, për një qëndrim të supozuar për një natë, 18 vjet më parë dhe që më pas u përpoq ta fshihte.
Kur presidentët përpiqen të fusin në burg kundërshtarët e tyre politikë, vendi që ata drejtojnë bëhet një republikë bananesh, jo më e mirë se Rusia, Koreja e Veriut ose kombet e korruptuara në Amerikën e Jugut.
Dhe megjithëse nuk dua të fajësoj Biden-in apo demokratët për veprimet e një atentatori me probleme mendore, nuk ka dyshim se përshkrimi i vazhdueshëm, i ekzagjeruar në mënyrë qesharake i Trump si “Hitleri i ri” dhe gëzimi i tyre i hapur për ta izoluar atë në një qeli burgu, ka luajtur një rol në shtimin e rivalitetit politik në nivele tepër të rrezikshme.
Vetëm pak ditë më parë, Biden u tha donatorëve në një telefonatë se ishte ‘koha për ta vënë Trumpin në një tabelë qitje.
Kjo lloj gjuhe e dhunshme, të cilën vetë Trump e ka përdorur shpesh edhe për rivalët e tij, nuk duhet të ketë vend në një demokraci të qytetëruar.
Siç e kemi parë në Britani, ku dy deputetë janë vrarë në 12 vitet e fundit, kjo mund t’i shtyjë mendjet e sëmura të kryejnë veprime të neveritshme kundër zyrtarëve të zgjedhur.
Për fat të mirë, Trump nuk vdiq.
Megjithëse ka pyetje serioze për t’u bërë tani, se si dreqin qëlloi i armatosuri, kur hipi mbi një çati vetëm 150 metra larg objektivit të tij, pse ai nuk u ndalua të qëllonte duke qenë se pjesëtarë të publikut e panë atë duke lëvizur në pozicion dhe i thanë policisë, dhe pse Trump nuk u hodh drejt e në limuzinën e tij në vend që të lejohej të ngrihej përsëri dhe t’i drejtohej turmës.
Shërbimi Sekret gaboi dhe pa dyshim që disa nga kokat kryesore do të priten.
Por ndikimi i pashmangshëm i këtij sulmi të tmerrshëm ndaj demokracisë amerikane është se ai tashmë me siguri do ta katapultojë Donald Trump drejt e në Shtëpinë e Bardhë.
Ai tashmë ishte duke udhëhequr sondazhet kundër Biden që nga debati i tyre dy javë më parë, i cili e ekspozoi Presidentin aktual aq të paaftë, sa të jetë krejt i papërshtatshëm për postin.
Tani, Trump ka marrë, fjalë për fjalë, një plumb për vendin e tij dhe imazhet e sfidës së tij të jashtëzakonshme dhe heroike në sekondat pas të shtënave, me siguri do të detyrojnë shumë më shumë amerikanë të votojnë për të në nëntor.
Atentatori e donte të vdekur Donald Trump, por për ironi, në vend të kësaj, ka çimentuar ringjalljen e tij politike.