Pas dorëheqjes së drejtueses së Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle ditën e sotme, Donald Trump ka reaguar duke akuzuar administratën e presidentit Joe Biden se nuk e mbrojti.
Ish-Presidenti u shpreh se administrata Biden/Harris nuk arriti ta mbrojë atë si duhet, ndaj ai u detyrua të merrte një plumb për demokracinë.
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë shtoi në reagimin e tij se “ishte një nder i madh për ta bërë këtë veprim”.
“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. ISHTE NDERI I MADH PËR TA BËRË KËTË”, shkroi Trump në platformën Truth Social.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle dha dorëheqjen të martën në vazhdën e presionit në rritje pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump.
Ajo pranoi se Shërbimi Sekret kishte dështuar në atentatin ndaj Trump dhe se e gjithë përgjegjësia ishte mbi të.