Riparimi i marrëdhënieve mes Britanisë dhe BE – Starmer viziton Gjermaninë dhe Francën

E mërkurë, 28 August 2024 20:20
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me udhëheqësit gjermanë një marrëveshje historike për ekonominë dhe mbrojtjen, duke u përpjekur që ta shfrytëzojë vizitën të mërkurën si një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet e vendit të tij me pjesën tjetër të Evropës. 
 

Në prag të një vizite dyditore në Gjermani dhe Francë, zoti Starmer tha se dëshiron që Britania t’i tejkalojë marrëdhëniet jo të mira të qeverisë së mëparshme konservatore me aleatët evropianë. Ai tha se kërkon që në qendër të përpjekjeve të tij për të nxitur rritjen ekonomike të Britanisë të vendosë lidhje më të mira me bllokun. 

Në ndalesën e parë në Berlin, Kryeministri Starmer do të zhvillojë bisedime me Kancelarin Olaf Scholz lidhur me një pakt të ri për të cilin besojë se do sjellë një shkallë të re bashkëpunimi në fusha të tilla si tregtia dhe energjia. 

“Ne duhet ta lëmë pas Brexit-in dhe të rregullojmë marrëdhëniet e prishura të trashëguara nga qeveria e mëparshme”, tha zoti Starmer në një deklaratë. “Kemi një mundësi një herë në një brez për të rindërtuar lidhjet tona me Evropën”. 

Britania dhe Gjermania, vende anëtare të NATO-s dhe shpenzuesit më të mëdhenj në fushën e mbrojtjes në Evropën Perëndimore, po kërkojnë mënyra për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes përpara mundësisë që Shtetet e Bashkuara të pakësojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën nëse republikani Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit të ardhshëm. 

Ish Presidenti Trump ka paralajmëruar se nëse i fiton zgjedhjet ai do të shqyrtojë rrënjësisht “qëllimin dhe misionin e NATO-s”. 

Ai gjithashtu nuk është zotuar për vazhdimin dërgimit të ndihmave për Ukrainën dhe ka thënë se nuk do t’i mbronte aleatët që nuk i plotësojnë kuotat e buxhetit për mbrojtjen. Republikani Trump po përballet në një garë të ngushtë me Nënpresidenten Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit për Shtëpinë e Bardhë. 

Shqetësimet se SHBA mund të pakësojë mbështetjen për Ukrainën janë rritur që kur zoti Trump zgjodhi JD Vance si kandidat për postin e nënpresidentit. Zoti Vance ka theksuar kundërshtimin e tij që Shtetet e Bashkuara t’i ofrojnë Ukrainës, siç është shprehur ai, “para pafund” në luftën kundër agresionit rus. 

Një partneritet mbrojtje mes Anglisë dhe Gjermanisë mund të ngjajë me paktin “Lancaster House” midis Britanisë dhe Francës në vitin 2010, sipas zyrtarëve. Marrëveshja me Gjermaninë synon krijimin e një force të përbashkët si dhe hulumtime të përbashkëta në qendrat kërkimore për raketat bërthamore. 

Negociatat mes palëve do të vazhdojnë gjatë muajve në vazhdim me synimin për arritjen e marrëveshjes në fillim të vitit të ardhshëm, sipas zyrës së Kryeministrit Starmer, dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të mbrojtjes në muajin korrik. 

Kryeministri Starmer do të zhvillojë gjithashtu bisedime me udhëheqës të fushës së biznesit, përfshirë Armin Papperger, shefin ekzekutiv të firmës gjermane të armëve “Rheinmetall”, i cili sipas njoftimeve të shtypit muajin e kaluar ishte objektiv i një komploti rus për ta vrarë. Kremlini ka thënë se njoftimet ishin të rreme dhe nuk mund të merreshin seriozisht. 

Zoti Starmer do të takohet gjithashtu me shefin e kompanisë “Siemens Energy” Christian Bruch, e cila ka rreth 6,000 punonjës në Britani. Ata do të bisedojnë për shtimin e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës me kualifikim të lartë. 

Gjatë ndalesës në Paris, zoti Starmer do të zhvillojë bisedime me udhëheqës të biznesit francez si dhe do të pritet nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...