Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Hënë, 02 September 2024 14:05
 

 

Partia e presidentit te Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi të hënën komisioni i sondazheve.

Aliyev kishte thirrur zgjedhjet e parakohshme legjislative të së dielës përpara afatit për të shmangur votimin që përkon me konferencën e klimës COP29 që Baku do të presë më 11-22 nëntor.

Komisioni zgjedhor tha se partia Yeni Azerbajxhan e Aliyevit fitoi 68 vende në legjislaturën prej 125 anëtarësh.

45 vende të tjera u fituan nga kandidatë të pavarur, si dhe 12 vende nga kandidatë nga nëntë parti politike - që të gjitha besohet gjerësisht se janë pro-qeveritare.

Vetëm një kandidat i opozitës nga Partia Alternative Republikane arriti në parlament.

Nuk është e rastësishme kjo fitore. Me sa duket reformat e viteve të fundit që ka ndërmarrë Presidenti Ilham Alyiev, kanë dhënë rezultatet e tyre me mbeshtetjen e madhe që mori dhe populli i Azerbajxhanit i ka miratuar ato reforma e rezultatet e tyre.

Gjithashtu  lidershipi i Presidentit Alyiev, ka marrë vlerësim nga populli i tij për rolin e tij në konfliktin e fundit të Nagorni Karabakut dhe kjo nuk është arsye e parëndesishme. Është historik, sepse popujt gjithmonë vlerësojn e duan lideret e tyre që nuk i cojn drejt luftës, por drejt paqes, stabilitetit e mirëqënies. 

Fitorja e Presidentit Alyiev është një shpresë e madhe për paqe e stabilitet në Kaukazin e Jugut.

Modifikuar më Hënë, 02 September 2024 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...