×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video/ Të shtëna me armë zjarri pranë pallatit mbretëror saudit, mbreti Selman strehohet në bunker

Diel, 22 Prill 2018 09:04

Në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen me shpejtësi disa video në të cilat shihen dhe dëgjohen të shtëna me armë të rënda zjarri pranë pallatit mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh.

Të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi të pallatit mbretëror të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

 

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, sugjeruan për një grushtshtet, ndërsa disa të tjerë thanë se të shtënat u dëgjuan për shkak të rrëzimit të një droni në afërsi të pallatit mbretëror.

Gazetarja e Wall Street, Margherita Stancati, e cila raporton nga Riadi tha se nuk bëhej fjalë për puç.

 

“Nuk ka tentim puçi në Riad. Një dron u rrëzua pasi ishte shumë afër me pallatin e Mbretit”,- shkroi ajo në Twitter.

 

Agjencia Saudite e Lajmeve njoftoi se një ‘dron i vogël i kontrolluar po fluturonte pa autorizim” duke bërë që organet e sigurisë ta shkatërronin.

 

Shefi i policisë në Riad tha se policia kishte rrëzuar një dron të paautorizuar në afërsi të pallatit.

Organet kompetente sipas tij po merren me hetimin e rastit.

 

Mbreti i Arabisë Saudite Salman nuk ishte në pallat në Riad të shtunën kur forcat e siguisë rrëzuan një dron. Njoftimi u bë për Reuters nga një zyrtar saudit.

“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”,- tha zyrtari.

 

Zëdhënësi i policisë së Riadit më herët tha se forcat e sigurisë kishin rrëzuar një dron që pa autorizim kishte hyrë në zonën e pallatit mbretëror.

Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud mori fronin pas vdekjes së gjysmë-vëllait të tij, Mbretit Abdullah më 2015.

 

Ai ishte guvernator i provincës së Riadit për 48 vjet para se të bëhej Ministër i Mbrojtjes më 2011 dhe princ i kurorës një vit më vonë.

Ai erdhi në fron në moshën 79 vjeçare.

 

Mbreti Salman është pjesë e një fraksioni me ndikim brenda familjes mbretërore të formuar nga djemtë dhe nipërit e Mbretit Abdulaziz dhe gruas së tij më të pëlqyer, Princeshës Hassa al-Sudairi.

Pas vdekjeve të ish-mbretit, Fahd, i cili udhëhoqi mbretërinë nga viti 1982 deri më 2005, dhe dy princave të kurorës, Sultan dhe Nayef, Salman ishte anëtari më i fuqishëm i mbijetuar i këtij fraksioni.

 

Si Ministër i Mbrojtjes ai ishte kreu i ushtrisë saudite dhe iu bashkua SHBA-ve dhe vendeve të tjera arabe në sulmet ajrore në Siri më 2014 kundër Shtetit Islamik.

 

Raportohet se Mbreti Salman nuk është i interesuar në reformat politike dhe sociale në vend sikurse paraardhësi i tij.

Prioritet i Mbretit Salman është mbajtja e stabilitetit në Arabinë Saudite.

 

Shëndeti i 82 vjeçarit gjithmonë ka qenë çështje e interesit. Ai besohet se ka pësuar së paku një sulm në zemër që e la atë me lëvizje të limituara në krahun e majtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...