Gjermani/ Armatim i rëndë, kontrata prej miliarda euro

Hënë, 23 Prill 2018 16:29

Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e ushtrisë, autoritetet kanë nisur një ofensivë për pajisje. Ministrja e Mbrojtjes von der Leyen planifikon të nënshkruajë 18 kontrata të reja vetëm për këtë vit.

Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat “Handelsblatt” dhe “Bild”. Burimet e këtyre gazetave thonë se 18 kontratat e parashikuara për këtë vit janë pjesë e projekteve të shumta të nisura në janar dhe shkurt, kur është paraqitur një listë e pajisjeve të domosdoshme të ushtrisë gjermane. Autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se ekzistojnë planet e këtilla, por pa dhënë detaje të tjera.

Gazeta Welt njofton se ndër projektet e parashikuara është edhe blerja e dronave izraelite HeronTP, për të cilat partitë e Unionit dhe SPD kanë rënë dakord edhe në marrëveshjen për bashkëqeverisje. Marrëveshja për nëntë vitet e ardhshme do të kushtojë 1,024 miliardë Euro. Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronave Heron 1 në Afganistan dhe Mali do të zjgatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se dronat duhet të jenë të afta edhe për bartjen e armëve, por vendimi nëse vërtet do të jenë të armatosura në misionet e tyre do të merret më vonë. Marrëveshja e koalicionit nuk parasheh përdorimin e dronave të armatosura në misionet e tyre në këto vende.

Lidhur me pajisjet dhe armatimet duhet të darkordohet edhe Bundestagu, pas konstatimit nëse kontratat janë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat etike. Huazimi i dronave izraelite është një nga projektet më të rëndësishme të armatimeve në ministrinë e Mbrojtjes. Marrëveshja ka dështuar në mandatin e kaluar për shkak të rezistencës së partisë socialdemokrate.

Më shumë avionë dhe helikopterë
Bundeswehri duhet të pajiset edhe me shtatë helikopterë dhe gjashtë avionë transportues C-130J Hercules, të cilët prodhohen në Évreux të Francës. Ministrja von der Leyen do të vazhdojë edhe marrëveshjen për përdorimin e avionëve ukrainas Antonov, në periudhën 2019 – 2021. Qëllimi është që të zvoglohen pasojat nga prishjet e mundshme të avionëve Airbus A400M.

Në listën e gjërave që do të porositen është edhe teknologjia e radarëve për Eurofighter, pajisjet detektuese, përmirësimin e tankseve Puma, helikopterët NH90, hedhësit e raketave dhe gjëra të tjera. Janë planifikuar edhe një sasi e uniformave të reja për misionet luftarake.

Financimi i paqartë
Por financat për këto projekte ende nuk janë siguruar në tërësi. Autoritetet thonë se kjo është një listë aktuale. Ndërsa realizimi i projekteve varet nga financimi dhe ligji për buxhetin e vitit 2018. /DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...