Mbi 1000 civilë mendohet se I ka zënë një sëmundje vdekjeprurëse, e cila bën që mishi të kalbet.
Kjo sëmundje po shkaktohet pasi ISIS po lë kufomat rrugëve në Siri dhe Irak.
Ai i tha Sputnik: "Përhapja e tij është e lidhur ngushtë me kushtet e jetesës dhe kur ato përkeqësohen në mënyrë drastike, për shembull si rezultat i luftës, një epidemi mund të shpërthejë, si ajo që ndodhi në Siri dhe Irak".
Në vitin 2015 punonjësi i agjencisë së ndihmës, Dilqash Isa, tha: "Si rezultat i veprimeve të neveritshme të ISIS-it që përfshinin vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe hedhjen e kufomave në rrugë, ky është faktori kryesor për përhapjen e shpejtë të sëmundjes Leishmanisis".
Dhe një luftëtar kurd tha se përhapja e sëmundjes - që i lë ata të prekur me plagë të hapura nëpër trupat e tyre - ishte veçanërisht e keqe në vendet e shkatërruara nga lufta në Siri.