Një djalë 13 vjeçar u shpëtua këtë të hënë në një park në Los Angeles , pasi ra në tunelet e ujërave të zeza kur po luante me shokët e tij. Ai ka qëndruar në këto tunele për më shumë se 12 orë.
Fëmijët e tjerë menjëherë njoftuan të rriturit, të cilët më pas njoftuan 911, të cilët kërkuan për 12 orë në kanalet e ujërave të zeza me kamera të mbështetura në paisje nënujore, dhe mundën ta gjenin vetëm kur panë shenjat e duarve të tij, në një kanal të ujërave të zeza.
Më pas një ekuipazh shpëtimi, nxitoi për të hapur pusetën dhe "Gjëja e parë që ata dëgjuan ishte 'Ndihmë!'", Tha Adel Hagekhalil, ndihmës menaxheri i përgjithshëm i departamentit të kanalizimeve.
Tuneli ishte rreth 11 metra I thellë.
Pasi u shpëtua fëmija tha ‘’Unë po I lutesha perëndisë për të shpëtuar dhe për të mos vdekur’’.
Rreth 2,400 metra katrore ishte inspektuar kur shpëtuesit gjetën Isain më pak se një milje nga vendi ku u zhduk. Ai u dërgua në një spital për një kontroll të plotë dhe u bashkua me familjen e tij.