Presidenti Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhanë një konferencë për shtyp gjatë takimit 3 orësh në shtëpinë e bardhë.
Temat kryesore në axhendën e saj ishin Koreja e veriut, tregtia dhe marrëveshja me Iranin.
Në fjalën e saj Merkel tha se Amerika dhe Gjermania kanë marrëdhënie të mira.
Ata folën gjithashtu për situatën në Siri.
Trump u shpreh se marrëdhënia me Korenë e Veriut ka ndryshuar dhe falënderoi Merkelin për ‘’ fushatën maksimale të presionit’ në Korenë e Veriut.
Ai tha se ‘’Unë do të takohem me Kim Jong Un në javët e ardhshme “ dhe shpreson se administrata e tij nuk do t’i përsërisë të njëjtat gabime si më parë.
Në një takim me Merkelin para dreke ai u shpreh se nuk mendon se Kim po luan, administrat më parë e kanë bërë këtë sepse Amerika ka pasur lidër të tjerë.
Ndërsa për marrëveshjen me Iranin tha se “ Ne duhet të sigurohemi që ky regjim vrasës mos t’i afrohet armëve bërthamore”.