Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit më 7 maj në Moskë.
Të paktën kështu shkruan gazeta kroate Jutarnji Vijesti.
Kjo po cilësohet si kartoni i parë i verdhë i Moskës ndaj Beogradit.
Pasi jo në Rusi, Vuçiq do ta vizitojë Ankaranë ku do të takohet me Erdoganin.
“Kjo është një surprizë e vogël pasi është injoruar Vuçiqi. Mediat serbe spekulojnë se ky veprim erdhi pasi rusët po shqetësohen nga ‘raportet e mira’ të Vuçiqit me Merkelin të cilët u takuan dy herë për pak kohë”, shkruan gazeta e Zagrebit.
Gjithashtu ka spekulime se në inaugurim është ftuar kryetari i Republikës Srpska në Bosnje, Milorad Dodik.