Jep dorëheqjen Sekretarja e Brendshme britanike

Hënë, 30 Prill 2018 09:10

Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen duke thënë se ajo, pa dashur, kishte keqinformuar deputetët në lidhje me objektivat për largimin e emigrantëve të paligjshëm.

Rud, që do të mbante një deklaratë në dhomën e komuneve, ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen në lidhje me skandalin Uindrash. Ajo u përball me kritika për ekzistencën e objektivave të ministrisë së brendshme për kthimin e emigrantëve të paligjshme dhe kishte dijeni për këtë.

Sekretarja e Brendshme në hije, Diane Abbott, që në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Rud të largohet, tha se ajo bëri atë që duhej. Sipas saj, arkitektja e kësaj krize, Theresa May, duhet të dalë në dhomën e komuneve për të dhënë shpjegime nëse ajo kishte dijeni se Amber Rudd ka keqinformuar parlamentin dhe publikun, javën e kaluar. Të dielën, britanikja Guardian publikoi letrën e plotë që e kish raportuar një javë më herët, në të cilën Rud parashtronte planet për të deportuar 10 për qind më shumë emigrantë të paligjshëm gjatë viteve të ardhshme.

Rudd mësohet se i ka telefonuar kryeministres mbrëmjen e të dielës për ti thënë vendimin e saj në mesin e kundërshtive në rritje dhe apeleve që ajo të japë dorëheqjen. Ndërkohë në letrën e saj të dorëheqjes, Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva.

Vetë May tha se i vinte shumë keq të shikonte zonjën Rudd të largohej nga ministria e brendshme dhe se ajo duhet të ishte krenare për punën e bërë. Pasuesi i Rudd, pritet të bëhet i ditur në orët në vijim. Amber Rudd është personi i pestë që jep dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit të shkuar duke pasuar Sir Michael Fallon, Priti Patel, Damian Green and James Brokenshire.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 09:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...