Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lajmëruar sot se Shtëpia e Paqes në kufirin midis Koresë Veriore dhe Jugore, mund të jetë vendi i takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
“Ne konsiderojmë shumë vende si një vend takimi, por a do të ishte Shtëpia e Paqes / Lirisë, në kufirin e Koresë së Veriut dhe të Jugut, vend më reprezentues dhe më i rëndësishëm se një vend i tretë, thjesht pyes veten!" shkruan presidenti i SHBA-së në Twitter.