Është shumë interesante të zbulosh qytete të ndryshme në mbarë botën, por akoma dhe më interesante janë kuptimet e emrave të tyre.
Disa drejtues të tureve aventureske kanë përkthyer fjalë për fjalë se cili është kuptimi i 191 emrave të qyteteve në mbarë botën.
Ndoshta do të habiteni kur të mësoni se Birmingham do të përkthehej fjalë për fjalë si “fshati i popullit të Beornmundit”, Dublini nënkupton “pishina e zezë”, ndërsa Budapesti përkthehet si “furrë uji”.
Kandahari (Afganistan) – Aleksandri i Madh
Tirana (Shqipëri) – Baxho/ Bulmetore
Luanda (Angolë) – Taksë
Buenos Airesi (Argjentinë) – Erëra të lehta
Vjena (Austri) – Kështjellë e bardhë
Baku (Azerbajxhan) – Qytet i rrahur nga era
Dhaka (Bangladesh) – Pemë e vogël me shkurre
Brukseli (Belgium) – Shtëpi në Mars
Sarajeva (Bosnje-Herzegovinë) – Fusha përreth pallatit
Rio de Janeiro (Brazil) – Lumi i janarit
Sofje (Bullgari) – Urtësi
Bogota (Kolumbi) – Rrethimi i jashtëm i fushave bujqësore
Santiago de Cuba (Kubë) – St James i vendit pjellor
Kopenhageni (Danimarkë) – Port tregtar
Xhibuti (Xhibut) – Qilip me fibra palme
Kajro (Egjipt) – Fitimtari
Lautoka (Fixhi) – Shpoj me shtizë/ syri i demit
Akra (Ganë) – Milingona
Guatemala City (Guatemalë) – Qyteti i tokës së pyllëzuar
Tegucigalpa (Honduras) – Mali i argjendtë/ vendi ku jetojnë elitat
Budapesti (Hungari) – Furrë uji
Rejkjaviku (Islandë) – Gjiri i tymit
Delhi (Indi) – Famë, lartësi
Xhakarta (Indonezi) – I vdekuri fitimtar
Dublini (Irlandë) – Pishinë e zezë
Roma (Itali) – I fortë
Nairobi (Kenia) – Vendi i ujërave të ftohta
Monrovia (Liberi) – Emër i vënë sipas presidentit amerikan, James Monroe
Vilnius (Lituani) – Valë e madhe
Luxembourg City (Luksemburg) – Kështjellë e vogël
Kuala Lumpur (Malajzi) – Rrjedhë balte
Monaco City (Monako) – Qyteti i shtëpisë së re
Podgorica (Mal i Zi) – Nën kodrën e vogël
Amsterdami (Holandë) – Digë në ujë
Oslo (Norvegji) – Livadhi i Perëndive
Ngerulmud (Palau) – Vendi i peshkut të fermentuar
Manila (Filipine) – Vendi i “mangrovës” (bimësi tropikale)
Bukureshti (Rumani) – Qyteti i haresë
Dakar (Senegal) – Pemë “tamarinde” (tropikale afrikane)/ toka e refugjatëve
Singapore (Singapor) – Qyteti luan
Bratisllava (Sllovaki) – Lavdia e Braslavit
Bloemfontein (Afrikë e Jugut) – Shatërvani i luleve
Sevija (Spanjë) – Fushë
Kartumi (Sudan) – Fundi i feçkës së elefantit
Paramaribo (Surinam) – Popullsi e madhe buzë lumit
Damasku (Siri) – Vend i ujitur mirë
Bangkoku (Tajlandë) – Qarku i kumbullave të egra
Ashgabati (Turkmenistan) – Qyteti i dashurisë
Funafuti (Tuvalu) – Banane
Abu Dhabi (EBA) – Babai i gazelës
Birmingham (Britani) – Fshati i popullit të Beornmundit
Montevideo (Uruguaj) – Shoh një mal
Vatican City (Vatikan) – Qyteti fallxhor
Harare (Zimbabve) – Ai nuk fle.