SHBA dënon sulmet e gazetarëve në Kabul

Tuesday, 01 May 2018 17:56

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas vrasjes së gazetarëve në Afganistan dhe kanë akuzuar militantët se po tentojnë të minojnë zgjedhjet parlamentare afgane, duke sulmuar “gurthemelin e demokracisë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka shkruar në Twitter se dy sulmet vetëvarëse, ku u vranë të paktën 25 persona, përfshirë nëntë gazetarë në Kabul më 30 prill, ishin sulme “barbare”.

“Mediat e pavarura janë gurthemel i demokracisë”, ka thënë ai.

“Pavarësisht sulmit, peisazhi vibrant i mediave që janë zhvilluar në Afganistan do të qëndrojë”, ka thënë tutje ai.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ku janë vrarë edhe dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë.

Sulmet e 30 prillit vijnë vetëm një javë pasi më 22 prill nga një sulm vetëvrasës u vranë 60 persona pranë një qendreje regjistrimi të votuesve në Kabul.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë po ashtu ISIS-i.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka thënë se sulmet kishin për qëllim të minonin procesin zgjedhor.

Në Afganistan, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në muajin tetor.

“Kjo është gjë normale për njerëzit që nuk mund të fitojnë përmes votave, prandaj ata përdorin bombat”, ka thënë para gazetarëve në Uashington sekretari Mattis.

Gazetarët u vranë pasi kishin shkuar për të mbuluar një sulm të mëhershëm në zonën Shash Darak të Kabulit, kur një sulmues vetëvrasës, që pretendote se ishte gazetar, shpërtheu eksplozivët e tij.

Në mesin e të vrarëve janë edhe dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë, një grua që po trajnohen të bëhej gazetare e REL-it, një fotograf i agjencisë AFP.

Ndërkaq, gazetarët e tjerë të vrarë në këtë sulm punonin për mediat afgane.

“Kur mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e njeriut janë nën një kërcënim të madh”, ka thënë ambasada amerikane në Kabul.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se është i “zemëruar” pas këtyre sulmeve.

“Sulmi që kishte për cak gazetarët edhe njëherë shfaq rrezikun që përballen gazetarët për të kryer misionin e tyre themelor”, ka thënë ai.

“Përgjegjësit për krime të tilla duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë tutje Guterres.

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah gjithashtu ka thënë se ky sulm është “mbi demokracinë”, ndërkaq, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka thënë se ky sulm është shembull i “krimeve të luftës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...