Opozitari rus dhe themeluesi i Fondit për luftën kundër korrupsionit, Alexei Navalny, pas arrestimit të djeshëm sot u lirua nga paraburgimi në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Alexei Navalny ka thënë në rrjetet sociale se ai u padit për shkelje të procedurave në organizimin e protestave dhe rezistencës ndaj policisë.
Seanca e parë gjyqësore kundër Navalny u caktua më 11 maj.
Në prag të inaugurimit të nesërm solemn të Vladimir Putin-it si president sërish i Federatës Ruse, në shumë qytete ruse dje u mbajtën protesta anti-qeveritare ku u arrestuan të paktën 1.500 demonstrues.
Në mesin e të arrestuarve ishte edhe organizatori i protestave Navalny.