×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

SHBA-të embargo Erdoganit për armët, Turqia: Do të hakmerremi!

Hënë, 07 May 2018 12:21

Nga dikur aleatë të ngushtë të paktën në fushën ushtarake, sot marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë sa vijnë dhe përkeqësohen. Dhe kjo më së shumti si pasojë e qëndrimit të Erdogan në konfliktin e Sirisë dhe gjithë rajonin.

"Të gabuar" dhe "absurd" e quan Ministria e Jashtme turke propozimin e deputetëve të Kongresit Amerikan  për të imponuar sanksione mbi sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm turk ka paralajmëruar se qasja e SHBA ndaj kësaj çështjeje është e papërshtatshme për vendet aleate dhe se Ankaraja do të hakmerret, nëse shitjet e armatimeve amerikane për Turqinë do të  ndërpriten.

Në një intervistë me CNN Turk, Mevlott Tsavusoglu tha se propozimi i paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve për pezullimin e përkohshëm të shitjes së armëve për Turqinë, përfshirë avionët luftarak F-35, është i gabuar dhe i paarsyeshëm.

Vlen të kujtohet se buxheti i mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara prej 717 miliardë dollarësh, të cilin Shtëpia e Përfaqësuesve publikoi të premten, parashikon ndër të tjera,  një ngrirje të përkohshme të shitjes së armëve në Turqi.

Në veçanti, siç raportohet nga Reuters, Komiteti i Mbrojtjes i Kongresit pritet të diskutojë javën e ardhshme miratimin e të buxhetit të mbrojtjes dhe të shqyrtojë  jo vetëm shpenzimet e mbrojtjes, por edhe se si do të përdoren paratë e buxhetit.

Dhe e gjithë kjo me një vështrim ndaj konkurrencës me Rusinë dhe Kinën dhe mundësinë e ndalimit të shitjes së sistemeve të mbrojtjes në Turqi.

Ndër të tjera, përmes këtij projektligji, Komisioni i kërkon ministrisë së mbrojtjes t'i japë Kongresit një raport mbi marrëdhëniet SHBA-Turqi dhe të ndalojë shitjen e avionëve 
F- 35, ndaj Turqisë.

Edhe pse Turqia është aleate e SHBA në NATO, marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë përkeqësuar kohët e fundit. Turqia, thotë Reuters, mbështet luftën amerikane kundër Shtetit Islamik, por është e zemëruar me mbështetjen e SHBA ndaj luftëtarëve kurdë në Siri.

Në të njëjtën kohë, SHBA është e shqetësuar për blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të gjithë amerikanëve që mbahen në burgjet turke.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 12:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...