×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi I fundit/ Ja kush është shkaktar për mbytjen e planetit

Hënë, 07 May 2018 19:15

Universiteti I Sidenit ka bërë një studim në lidhje më turizmin dhe arritur në përfundimin se ai është shkaktari për mbytjen e planetit.

Sipas këtij studimi turizmi global është përgjegjës për 8% të emëtimeve të gazrave me efekte serre, 4 herë më shumë nga çbesohej.

Disa gazra, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin e bllokojnë nxehtësinë në atmosferë duke prodhuar efekt sere, e duke e bërë më të ngrohtë planetin.

Sasia e gazrave me efekt serre të lëshuar nga një aktivitet specifik, përkufizohet si ‘gjurma e karbonit’. Gjurma në rritje e karbonit nga turizmi global mes 2009-s dhe 2013-s, përfaqëson 3 përqind të rritjes vjetore të emetimeve, sipas shkencëtarëve të Sidneit.

Studimi i publikuar në revistën “Nature Climate Change” merr në konsiderate jo vetëm ndotjen e shkaktuar nga udhëtimet ajrore, por edhe emetimet e prodhuara nga ushqimet dhe pijet, infrastruktura dhe shërbimet në destinacinet e udhëtimit.

Shkencëtarët u bazuan tek të dhënat e siguruara nga 189 vende rreth botës, të cilat sugjeruan se 14 përqind e rritjes totale të emetimeve i faturoheshin turizmit global në vende me të ardhura të larta nga viti 2009 deri në 2013-tën.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën e gjurmëve të karbonit, të ndjekura nga Kina, Gjermania dhe India. Udhëtimet brenda vendit, gjenerojnë shumicën e gjurmëve të karbonit për secilin nga vendet. Ndërsa në shtetet e vogla ishullore, të tilla si Maldivet, Mauritius, Qipro dhe Seishell, nga 30 deri në 80 përqind të emetimeve kombëtare i faturohen turizmit ndërkombëtar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...