Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të tërhiqet nga marrëveshja nukelare me Iranin, raporton New York Times. Vendimin do ta zyrtarizojë në një konferencë për mediat në orën 20:00.
"Presidenti Trump i tha Presidentit Emmanuel Macron të Francës të martën në mëngjes se ai planifikon të njoftojë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit, sipas një personi që ka qenë i pranishëm në bisedë" shkruan gazeta.
Vendimi i Trump hedh poshtë marrëveshjen e paraardhësit të tij, Barack Obama, duke izoluar Shtetet e Bashkuara në mesin e aleatëve të tij dhe duke e vendosur përballë kundërshtive edhe më të mëdha me kundërshtarët e saj në trajtimin me iranianët.
"Shtetet e Bashkuara po përgatiten të rivendosin të gjitha sanksionet që i kishin hequr si pjesë e marrëveshjes bërthamore - dhe të vendosnin gjithashtu dënime shtesë ekonomike", tha i njëjti burim për NYT.
Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor ka synime paqësore dhe ra dakord për kufizimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të sanksioneve që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane.
Presidenti Trump e ka kritikuar marrëveshjen dha ka thënë se ajo është një marrëveshje e negociuar keq.