Thuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut, por një 27 vjeçar nga Kosova dhe nëna e tij kanë gjetur vdekjen nga qeni që mbanin në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjermani, pikërisht në Hanover ku dy viktimat jetonin prej 8 vitesh me qenin e quajtur “Chico”, i cili u bë papritur vrasësi i dy pronarëve. Sipas “Bild.de”, të martën në mbrëmje, e bija e 52-vjeçares, Lezimes, ishte merakosur pasi nuk kishte mundur të fliste në telefon me nënë dhe vëllanë e saj dhe kishte lajmëruar policinë.
Policët me pajisje të specializuara e kanë neutralizuar qenin dhe e kanë futur në kafaz.
Rrethanat në të cilat ka ndhodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.
Autoritetet do të vendosin nëse do ta mbysin qenin apo jo, por deri më tani po mbahet në një strehimore kafshësh.