Një ngjarje e rëndë ka ndodjur në Australi ku shtatë persona mes tyre nga të cilët katër fëmijë u gjetën të vdekur sot me plagë të marra nga armë zjarri. Kjo vrasje u konsiderua nga policia vendase si më e përgjakshmja në këto 22 vjet.
Autoritetet nuk thanë se si kanë vdekur viktimat, por konfirmuan se kanë gjetur dy armë zjarri në vendin e ngjarjes.
Policia tha se nuk ka kërcënim për sigurinë publike.
“Trupat e dy të rriturve janë gjetur jashtë dhe pesë trupa janë gjetur brenda një ndërtese në pronën rurale”, tha komisionari i policisë, Chris Dawson.
“Duket se ka plagë nga të shtënat, por nuk dua të shkoj më tej se kaq”, tha ai.