Ky shtet europian shkurton pagat e deputetëve me 20%

Saturday, 12 May 2018 13:57

Parlamenti i Polonisë, i cili dominohet nga Partia euroskeptike “Ligji dhe Drejtësia” ka miratuar një projektligj për uljen e pagave të deputetëve me 20 për qind, pas kritikave publike ndaj shpërblimeve financiare për ministrat.

Parlamenti miratoi ligjin të enjten me një shumicë prej 240 votash, ndërsa partitë kryesore të opozitës abstenuan, shkruan Reuters.

Ligji do të shkurtojë shpërblimin e deputetëve nga niveli aktual prej 10,000 zloty ($ 2,802) në muaj, pasi ish kryeministri Beata Szydlo vitin e kaluar vendosi të shpërblejë veten dhe ministrat e kabinetit të saj me më shumë se 10 paga mesatare mujore.

Që atëherë, mbështetja për partinë në pushtet është dobësuar, ndikuar kjo edhe nga faktorë të tjerë.

Kreu i partisë “Ligji dhe Drejtësia” Jaroslaw Kaczynski muajin e kaluar u bëri thirrje ministrave të japin shpërblimet e tyre financiare për bamirësi dhe paralajmëroi shkurtimet e pagave për anëtarët e parlamentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...