Presidenti amerikan Donald Trump gati të vendosë një tarifë prej 20% mbi automjetet e importuara në SHBA nga Evropa dhe jashtë saj.
Sipas Wall Street Journal presidenti Trump, ka bërë këtë propozim gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit kryesorë botërore të industrisë automobilistike.
Gjithashtu ai ka kërkuar edhe aplikimin e standardeve më të ashpra mbi clirimiet e gazrave nga prodhimet e reja të destinuara për tregun amerikan.
Në bazë të marrëveshjeve të bëra deri tani nën firmën e Organizatës botërore të Tregtisë, automjetet e importuara në Amerikë duhet të paguajnë tarifa doganore deri në 2.5%, ndërsa për kamionët deri në 25%. Por tarifat doganorë nuk aplikohen nëse vendi i Origjinës së veturave ka një marrëveshje tregtare me SHBA.
Sipas Wall Street Journal, problem tjetër është se propozimet e presidentit Trump mund të bien në kundërshti dhe nuk janë të përputhshme me rregullat e vendosura nga shteti i Kalifornisë, i cili ka pushtetin të aplikojë standartet e veta.