Si u ka mbijetuar tërmeteve Kulla e Pisës?

Saturday, 12 May 2018 21:44

Prej shumë vitesh, inxhinierët nuk kanë ditur t’i japin përgjigje pyetjes kryesore që lidhet me kullën e Pisës në Itali.

Si ka mundësi që kulla e anuar u ka mbijetuar tërmeteve të forta që kanë goditur në shekuj zonën ku ajo është ndërtuar (punimet nisën në vitin 1173)?

Një grup prej 16 studiuesish ka ftuar në bashkëpunim për të gjetur përgjigjen një ekspert të njohur të inxhinierisë së tërmeteve dhe ndërveprimit truall-ndërtesë në Universitetin e Bristolit.

Profesor George Mylonakis iu bashkua ekipit të inxhinierëve italianë në Roma Tre University.

Përkundër animit në një kënd 5 gradë, që çon në një zhvendosje më shumë se 5 metra nga qendra e rëndesës në majë të saj, kulla me lartësi 58 metra ka arritur të mbijetojë pa u dëmtuar, pavarësisht se katër tërmete të forta e kanë goditur që prej vitit 1280 zonën ku ndodhet.

Duke parë strukturën dhe animin e saj, duket e logjikshme që edhe një tërmet i lehtë mund ta dëmtojë apo ta shembë fare. Por kjo nuk ka ndodhur dhe i ka lënë inxhinierët pa fjalë për vite me radhë.

Kulla e Pisës, në këto shekuj, ka mbijetuar jo vetëm e lartë në tokën e butë në të cilën është ndërtuar. Por gjithashtu iu ka mbijetuar të paktën katër tërmeteve intensive që kanë ndodhur që nga viti 1280. Një 'mrekulli' në Piazza dei Miracoli, e cila tani ka një shpjegim shkencor.

Pasi studiuan aktivitetin sizmik të rajonit, të dhënat gjeoteknike dhe strukturore, ekipi i studiuesve doli në përfundimin se kulla e Pisës ka qëndruar në këmbë falë një fenomeni që njihet si ndërveprimi dinamik truall-strukturë (DSSI).

Lartësia e konsiderueshme dhe ngurtësia e kullës, të kombinuara me butësinë e tokës në themele, bëjnë që dridhjet karakteristike që shkakton tërmeti të modifikohen në mënyrë të konsiderueshme, në një mënyrë të tillë që kulla e të mos rezonojë me lëkundjet e tokës ku është ngritur.

Ky ka qenë sekreti i mbijetesës së saj në shekuj. Kombinimi unik i këtyre karakteristikave i jep Kullës së Pisës rekordin botëror për efektin DSSI.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...