Ambasada e re në Jeruzalem, SHBA pjesëmarrje me delegacion të nivelit të lartë në ceremoni

Diel, 13 May 2018 19:22

Mbërriti sot në aeroportin “Ben Gurion” të Izraelit janë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, vajza e Presidentit Trump, Ivanka Trump, si dhe dhëndrri i Presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht edhe këshilltar i tij i lartë


Delegacioni amerikan mbërriti sot në Izrael për të marrë pjesë në ceremonitë për inaugurimin e ambasadës se re amerikane në Jeruzalem. Ndërsa izraelitët shprehen të ngazëllyer nga ky zhvillim historik, palestinezët pritet të organizojnë nesër marshime drejt kufirit izraelit, që ndodhet vetëm 70 kilometra larg ambasadës së re amerikane.
Në përbërje të delegacionit amerikan që mbërriti sot në aeroportin “Ben Gurion” të Izraelit janë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, vajza e Presidentit Trump, Ivanka Trump, si dhe dhëndëri i Presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht edhe këshilltar i tij i lartë.
Delegacioni u prit në aeroport nga Ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ndërsa pritet të mbërrijnë për të marrë pjesë në ceremonitë e planifikuara edhe dhjetëra diplomatë nga vende të tjera të botës. Megjithëse ceremonitë do të bojkotohen nga shumë ambasadorë të vendeve evropiane që kundërshtojnë vendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Hungaria, Republika Çeke dhe Rumania bllokuan miratimin e një draft-deklarate të përbashkët të Bashkimit Evropian për këtë çështje.
Ndërsa izraelitët kanë përshëndetur këtë vendim të Shteteve të Bashkuara, palestinezët planifikojnë të marshojnë nesër drejt kufirit izraelit, që gjendet vetëm 70 kilometra nga ambasada e re amerikane.
“Nuk shtrohet pyetja nëse na pëlqen neve apo jo kjo ‘lëvizje e shekullit’ e Presidentit Trump. As nuk është punë lëshimesh që ne kërkojmë. Jo. Ky veprim i dha fund rolit të SHBA-së si ndërmjetëse, si bashkautore e procesit të paqes që nga viti 1991. Po na imponohet nevoja që të krijojmë një format të ri për procesin e paqes”, thotë Nabil Shaath, këshilltar i Presidentit palestinez Mahmoud Abbas.

“Jemi kundër. Nuk i shërben çështjes palestineze, apo paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, por i kundërvihet asaj”, thotë Hussein Qassem, banor palestinez i Jeruzalemit lindor.

“Këtë javë do të bekohemi nga një ngjarje vërtetë historike – vendimin e superfuqisë më të madhe të botës, vendit mik, SHBA-së, për të vendosur ambasadën e tyre këtu. Presidenti Trump premtoi të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe e bëri; premtoi të vendosë ambasadën amerikane në Jeruzalem dhe po e realizon. Sigurisht që do ta festojmë. Nesër do të kemi festë të vërtetë”, deklaroi Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndërsa policia izraelite njoftoi se ka marrë masa të shumta sigurie dhe se do të mobilizojë mbi 1 mijë oficerë policie për ditën e nesërme, banorët izraelitë shprehen të ngazëllyer.

“Falenderojmë Amerikën, Presidentin Trump, dhe Kryeministrin tonë Netanyahu. Është pikërisht ajo që dëshirojmë ne dëshirojmë në Lindjen e Mesme dhe çfarë dëshirojmë në Izrael”, thotë Deborah Spinner, shtetase izraelite.

Vendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem është miratuar me votim dypartiak në Kongresin amerikan që në vitin 1995. Deri më tani, të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë patën nënshkruar çdo gjashtë muaj një shtyrje të zbatimit të këtij vendimi, për arsye sigurie.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 19:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...