Shteti islamik pritet të kryejë sulme shkatërrimtare në Evropë, pasi humbi territor në lindjen e mesme. Ky paralajmërin vjen nga Shefi i MI5, Andrew Parker pasi një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga një person në Paris, të shtunën.
Lidhur me këte pritet të mbahet një takim i shefave të sigurisë në Berlin.
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik, Andrew Parker ka bërë të ditur ndërkohë se 12 sulme terroriste janë ndaluar në Britaninë e Madhe që pas atij në Westminster në 2017.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Parker kishte raportuar se nëntë sulme terroriste ishin parandaluar nga shërbimet e sigurisë dhe policia gjatë 2017. Ndërsa shifra e rishikuar e të hënës e çon numrin e sulmeve të mbetura në tentativë në Britaninë e Madhe në 25 që nga viti 2013.
Shefi i shërbimit të sigurisë thotë se ai beson tek aftësitë e vendeve për ti luftuar këto kërcënime sepse fuqia e sistemeve tona demokratike, rezistenca e shoqërive dhe vlerave që ne ndajmë me partnerët tanë evropianë, është e pathyeshme. Ai do të nënvizojë se agjencitë evropiane të zbulimit duhet të bazohen më shumë se kurrë tek ndarja e informacioneve dhe bashkëpunimi.