Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në “Facebook” bëri me dije hapjen e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem si dhe dha detaje të kësaj ceremonie.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
Departamenti i Shtetit ka nderin të njoftojë se sot, më 14 maj, do të mbahet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem. Ambsadori David M. Friedman do të drejtojë ceremoninë dhe Zv. Sekretari i Shtetit John J. Sullivan do të udhëheqë delegacionin presidencial në këtë hapje historike, së bashku me Sekretarin e Thesarit Mnuchin, Këshilltarin e Lartë Jared Kushner, Këshilltaren Ivanka Trump dhe Përfaqësuesin e Veçantë për Negociatat Ndërkombëtare Jason Greenblatt. Departamenti do ta transmetojë ceremoninë drejtpërdrejtë në www.state.gov dhe Facebook.com/usdos | https://go.usa.gov/xQnWm